Thaçi: Kosova qëndron pranë Lebanonit

Thaçi: Kosova qëndron pranë Lebanonit

Pas shpërthimit tragjik në portin e Bjerutit, ku nuk dihet akoma për numrin e të vdekurve, mesazhe e telegrame ngushëllimi i janë shprehur popullit libanez në këtë momente të vështira, e në mesin e tyre mesazh ngushëllimi ka shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Në mesazhin e ngushëllimit të presidentit Thaçi në Twitter thuhet se mendimet dhe lutjet  nga Kosova janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave nga shpërthimi në Lebanon.

“Pamje që ta thyejnë zemrën dhe tragjike nga Bejruti. Mendimet dhe lutjet tona janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave. Kosova qëndron pranë Libanit në këtë kohë të vështirë”./Insajderi.com