Thaçi kritikon BE-në lidhur me vonesat për liberalizim të vizave

Thaçi kritikon BE-në lidhur me vonesat për  liberalizim të vizave

Presidenti i Kosovës, sot është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, për të diskutuar lidhur me integrimin  Kosovës në BE dhe liberalizimin e vizave.

Presidenti i Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar BE-në për vonesa pasi që sipas tij ato po “dëmtojnë kredibilitetin dhe po e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces”.

Sipas tij “angazhimi politik dhe gjeostrategjik i BE-së është qenësor për Kosovën dhe rajonin, sepse ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”.

Presidenti Thaçi, sot paradite kishte shkruar se do të bisedoj edhe për të ardhmen e FSK-së, por ai nuk ka dhënë detaje tjera nga dy takimet e tija të zhvilluara deri më tani. /Insajderi.com

Urdhri i paligjshëm i Gazmend Abrashit ndaj punëtorëve