Thaçi kujton gjyshërit, thotë se ata janë frymëzim për çdo brez

“Njerëz të paharrueshëm” është epiteti me të cilin e ka përcjell Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kujtimin për gjyshërit e tij.

Thaçi kujton gjyshërit, thotë se ata janë frymëzim për çdo brez

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar gjyshërit e tij duke kujtuar fëmijërinë dhe mësimet që mori nga ta, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, presidenti Thaçi, ka vlerësuar lartë kontributin e gjyshërve të tij, Sinanit dhe Halimes, që sipas tij ata kanë ndikuar shumë në një pjesë të formimit të tij kulturor dhe patriotik.

“Nuk ka kujtime më të ngrohta se ato në prehrin e gjyshërve, të gjyshit Sinan dhe gjyshes Halime. Aty zë fill ajo dashuri e pazëvendësueshme që nuk shteron gjatë tërë jetës. Rrëfimet e jetës së tyre, tregimet për njerëzit që kishin bërë historinë e kombit tonë, për rezistencën dhe patriotizmin e kultivuar ndër breza u bënë frymëzim për ne, brezat pasardhës”.

Ne fund Thaçi ka thënë se ndihet me fat që është rritur në prehrin e dy gjyshërve siç janë Sinani dhe Halimja./Insajderi.com