Thaçi kundër dialogut teknik, duhet të ketë njohje reciproke

Thaçi kundër dialogut teknik, duhet të ketë njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur kundër një dialogu Teknik me Serbinë.

Pas takimit të mbajtur me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, shefi i shtetit tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë vetëm për njohje reciproke.

Tutje, Thaçi kërkoi një bashkërendim më të madh ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për këtë proces.

“Diskutuam për zhvillimet në Kosovë, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Për neve është një rëndësi jetike mes spektrit politik në Kosovë për dialogun me Serbinë, e gjithmonë kontributi i Shqipërisë për këtë proces është i mirëseardhur”, tha ai.

Ndërsa, Basha përshendi rifillimin e dialogut me Serbinë, derisa tha se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke. /Insajderi.com/