
Thaçi ishte pyetur kohë më parë në emisionin Pressing se nëse thirret nga gjykata, atëherë bëhej fjalë në cilësinë e dëshmitarit, a do t’i përgjigjet.
“Nëse më vjen ftesa do t’i përgjigjem si të gjithë bashkëluftëtarë të tjerë”, pati thënë Thaçi.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht edhe unë”.
Ndërsa i pyetur se a do të jepte dorëheqje nga pozita e presidentit ai kishte thënë se “as ndërmend nuk e kam”.