Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se i ka shkruar letër kryeparlamentares Vjosa Osmani, për letërkëmbimet Thaçi-Rasmussen në prill të vitit 2013.
Kurti ka theksuar se shkëmbimi i letrave mes Thaçit dhe Anders Fogh Rasmussen, lidhur me FSK-në, është shkelje flagrante dhe se me këtë duhet të merren organet e drejtësisë. E pas kësaj, ka reaguar presidenti Hashim Thaçi i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thaçi ka shkruar se “Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ai tutje ka thënë se sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington.
“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com