Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me Behgjet Pacollin gjenden tek Ilir Meta.
Hashim Thaçi para se të niset për në Hagë, ku do të intervistohet, është ndaluar për një pushim të shkurtër në Shqipëri, njofton Insajderi.
Ai është pritur nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta.
I pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Të tre bashkë kanë bërë një foto që është postuar në Facebook nga Meta.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, ka shkruar Meta si përshkrim për foton e shpërndarë.
Ata shihen të gjithë bashkë në një vend në natyrë, për të cilin mediat shqiptare kanë raportuar se është Gjiri i Lalzit.