Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndërmarrë një iniciativë për themelimin e një Këshilli konsultativ për të" />

Thaçi merr iniciativë për promovimin e të drejtave të LGBTIQ+, s’ka asgjë konkrete

Thaçi merr iniciativë për promovimin e të drejtave të LGBTIQ+, s’ka asgjë konkrete

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndërmarrë një iniciativë për themelimin e një Këshilli konsultativ për të drejtat e LGBTIQ+, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Kjo iniciativë sipas tij, do të ketë prioritet promovimin e të drejtave të këtij komuniteti ndërsa njoftimin e ka bërë publik në llogarinë e tij të rrjetit social, Twitter.

Ai është takuar me dy përfaqësues të komunitetit, Arbër Nuhiun dhe Blert Morinën ndërsa, Insajderit për këtë takim i është thënë se është prezantuar vetëm ideja fillestare, pa diçka definitive.

“Nuk kemi ende diçka definitive, është shumë herët për të dhënë prononcim mbi këtë Këshill. Takimi është mbajtur në Presidencë”, ka thënë shkurtimisht Morina për Insajderin.

“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesit e LGBTIQ+ në Kosovë, Arbër Nuhiu dhe Blert Morina për të diskutuar për themelimin e një Këshilli konsultativ për të drejtat e LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së presidentit të Republikës së Kosovës. Promovimi i i të drejtave për LGBTIQ+ është një prioritet i rëndësishëm”, ka shkruar Thaçi në Twitter sot gjatë ditës.

Këtë njoftim të Thaçit e ka përshëndetur ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell. “Faleminderit, President Thaçi”, ka shkruar Grenell në Twitter

Insajderi ka tentuar të marrë një prononcim nga Presidenca lidhur me hapat e ardhshëm rreth Këshillit Konsultativ për të Drejtat e LGBTIQ+, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Insajderi.com/