Thaçi mirëpret emërimin e Hysenit si Koordinator i Kosovës në dialogun me Serbinë

Thaçi mirëpret emërimin e Hysenit si Koordinator i Kosovës në dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur emërimin e Skënder Hysenit, si koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ka besim të plotë se përvoja e Hysenit në krye të diplomacisë do t’i shërbejë vendit edhe në këtë proces.

“Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Statusi i plotë:

E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i z. Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror. Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës. HTH. /Insajderi.com/

E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, July 21, 2020