Thaçi: Mosliberalizimi i vizave padrejtësi e ndëshkim

Thaçi: Mosliberalizimi i vizave padrejtësi e ndëshkim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli në konferencë për media pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Thaçi tha se Bashkimi Evropian po i bën të padrejtë Kosovës për mosliberalizimin e vizave.

“Liberalizimi është vonuar shumë e kjo është një padrejtësi e ndëshkim, ne kemi plotësuar gjitha kushtet madje më shumë sesa shtetet që tashmë i kanë të liberalizuara vizat”.

Po ashtu presidenti i vendit tha se ka ardhur koha që BE-ja ta shtrojë në tavolinë njohjen reciproke në mes Kosovës e Serbisë.

“Besoj që ka ardhur momenti që BE-ja të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohje reciproke, sepse kjo duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes.  Unë dua të besoj që njohja reciproke me standardet e përcaktuar mund të jetë mundësi e mirë që garanton stabilitet në rajon, fqinjësi të mirë mes dy vendeve tona, dhe që garanton të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se ka një unifikim më të madh tashmë ne mes Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com