Thaçi në Ditën e Veteranëve kujton betejën e familjes Jashari

Thaçi në Ditën e Veteranëve kujton betejën e familjes Jashari

Presidenti i vendit Hashim Thaçi u ka uruar për Ditën e Veteranëve. Ai është shprehur se kjo ditë është rikujtim i betejës së parë të familjes Jashari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë.

“Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Insajderi.com