Thaçi në Hagë: I hedh poshtë të gjitha akuzat kundër meje

"Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht”, pohoi Thaçi.

Thaçi në Hagë: I hedh poshtë të gjitha akuzat kundër meje

Ish-presidenti i Kosovës vetëm deri para pak ditësh, Hashim Thaçi, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, njofton Insajderi.

Ai ka deklaruar shkurt se “i hedh poshtë të gjitha akuzat për të cilat akuzohem”, kur është pyetur nga gjyqtari nëse i ka lexuar dhe kuptuar ato.

“Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht”, pohoi Thaçi.

Ai u pyet nga gjyqtari përsëri, nëse i pafajshëm deklarohet për të gjitha pikat.

“Ritheksoj, akuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës si të paqëndrueshme”.

Në aktakuzën e konfirmuar prokurori special akuzon Thaçin për “përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, të gjitha këto krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Krimet e supozuara thuhet se janë bërë “midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë e Shqipëri Veriore”.

Ato thuhet se u bënë “kundër popullatës civile”.

“Këto krime kishin në shënjestër kundërshtarë të cilët perceptoheshin se kishin bashkëpunuar apo kishin lidhje me zyrtarë apo institucionet ish-jugosllave”, tha prokurori në fjalën e tij.

Prokurori shtoi se “krimet u kryen kundër personave që nuk merrni pjesë në konfliktin e armatosur”.

Sipas prokurorit të rastit “ekziston dyshim i bazuar mirë se Hashim Thaçi, ka kryer këto krime si anëtar i ndërmarrjes kriminale të përbashkët”.



 Avokati i Thaçit pyet në Gjykatë: Ku janë pretendimet për vjedhje organesh dhe historia e asaj Shtëpisë së Verdhë? – Thaçi e dinte se janë gjepura

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, e ka pyetur prokurorinë në Gjykatën Speciale se ku janë ato akuzat për vjedhje organesh dhe akuzat për Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, të cilat edhe ishin nxitja fillestare për krijimin e Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.