Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me presidentët e tjerë të Ballkanit Perëndimor ka marr pjesë në Samitin Brdo-Brione në Slloveni.
Thaçi ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Twitter.
Në foto shihet edhe Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkrah atij shqiptar, Bujar Nishani.
Ky samit po organizohet nga presidenti i Sllovenisë dhe ai i Kroacisë, me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier si mysafir special.
