Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me të të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook tha se është biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshje finale e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.
Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe shefi i Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.
Presidenti ka qenë i shoqëruar në këtë darkë me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.