Thaçi: Në vitin 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarje

Thaçi: Në vitin 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarje

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar heroin Enver Zymberi, në përvjetorin e shtatë të rënies së tij. Thaçi ka vlerësuar se në korrik të vitit 2011 i është dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymberin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetit e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ai tutje ka thënë se përkushtimi i Zymberit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale.

Heroin Zymberi pak më parë e ka përkujtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se rënia e tij dëshmon se themelet e Kosovës janë të forta.