Thaçi nënshkruan ligjet për ushtrinë

Thaçi nënshkruan ligjet për ushtrinë

Presidenti Hashim Thaçi sot do të dekretojë ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nënshkrimi i ligjeve bëhet në ora 10:00 në kabinetin e presidentit.

Më 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës ka miratuar tre ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e FSK-së në ushtri.