Thaçi nga takimi me liderët shkon te ambasada turke

Thaçi nga takimi me liderët shkon te ambasada turke

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur defekt brenda institucioneve arrestimin dhe deportimin në Turqi të gjashtë gylenistëve, raporton KTV.

Pas takimit që kanë mbajtur presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, Veseli ka thënë se veprimi si ai ndaj gjashtë gylenistëve nuk do të ndodhë më.

“Ka pasur defekte brenda institucioneve tona, që kanë zbrazti që ka ndodhur edhe gabimi i djeshëm. Dua t’i siguroj qytetarët se kjo nuk do të ndodhë më. Ka qenë gabim. Ka qenë e dëmshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Këtë takim të krerëve shtetërorë i pari e ka lëshuar presidenti Thaçi, i cili sipas burimeve të Portalit Koha.net ka shkuar për një takim në ambasadën e Turqisë në Prishtinë.

Sot në mëngjes Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së për shkak të arrestimit dhe deportimit të gjashtë gylenistëve.