Presidenti Thaçi ngushëllon për vdekjen e Mikullovcit

Presidenti Thaçi ngushëllon për vdekjen e Mikullovcit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit dhe ish-deputetit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Thaçi ka thënë për të ndjerin se, “Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë̈ ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë”.

Mikullovci ka ndrruar jetë të martën në ora 00:20.

Ai në legjislaturën e fundit ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com

Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën…

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 14. September 2020