Nuk ka sekrete

Thaçi: Nuk ka asgjë sekrete mes Kosovës dhe Serbisë

Lidhur me fillimin e dialogut Kosovë – Serbi, presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka asgjë sekrete. Ai bën thirrje që të gjithë të japin kontribut.

Thaçi: Nuk ka asgjë sekrete mes Kosovës dhe Serbisë

Në rrjetin social Twitter, ka reaguar presidenti Thaçi si kundërpërgjigje ndaj disa analistëve. Ai thotë se nuk ka asgjë sekrete në këtë dialog, njofton Insajderi.

Reagimi i tij i plotë:

“Inkurajoj fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, afatgjate, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një momentum duke iu falënderuar SHBA-ve dhe aleatëve dhe ka ardhur koha që t’i japim vendeve tona dhe regjionit paqen”. /Insajderi.com