Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, ka thënë se mes tij dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston ndonjë hendek i madh.
“Unë nuk mendoj që ka ndonjë hendek të madh. Ka dallime politike që kanë ndodhur me herët”, ka thënë Thaçi.
Ai këto komente i bëri në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, kur u pyet për hapat që do të ndërmarrë në zvogëlimin e dallimeve me opozitën.
“Do të punojë me të gjithë. Nuk kam paragjykime ndaj askujt, përkundrazi, do të ofrojë vullnetin më të mirë, do të ofrojë mirëkuptimin në kuptimin e dëgjimit të shqetësimeve të tyre, në mënyrë që të jemi të gjithë të bashkuar në interesat e përbashkëta shtetërore”, ka thënë Thaçi.
Hashim Thaçi javën e kaluar u zgjodh president i vendit me 71 vota. Seanca e zgjedhjes u përshkua me gaz lotsjellës dhe protestë të opozitës.
Tri partitë opozitare në vend –Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – e kundërshtojnë zgjedhjen e tij si president duke thënë se Thaçi nuk është figure unifikuese./Insajderi.com