Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk e ka komentuar aktakuzën që i ka ardhur nga Gjykata Speciale, ku akuzohet për 100 të vrarë, njofton Insajderi.
Ai akuzohet bashkë edhe me Kadri Veselin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe nëntë persona të tjerë që ende nuk u është bërë emri publik.
Thaçi, veprimin e vetëm që e ka bërë deri tani, është ndryshimi i fotos së ballinës në Facebook.
Ai ka postuar një fotografi me begraund të zi dhe me logon e Ushtrisë Çlirimtare në qendër të fotos.
Thaçi, pritet të dal me një konferencë për media të deklarohet për aktakuzat ndaj tij./Insajderi.com