Thaçi para Delawies: Nuk mund të presim me vite për krijimin e ushtrisë

Thaçi para Delawies: Nuk mund të presim me vite për krijimin e ushtrisë

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ambasadori i Amerikanë në Kosovë, Greg Delawie kanë qenë të ftuar në ceremoni hapjes së ngjarjes vjetore “Javës së Gruas”, e cila ka filluar sot.

Përderisa, Ambasadori, Greg Delawie nuk ka folur rreth temave aktuale politike që po mbretërojnë në vend, Thaçi nuk ka mundur të përfundoj fjalimin e tij pa u ndalur në çështjen e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Thaçi, në fjalimin e tij para ambasadorit Amerikan, ka thënë se për krijimin e ushtrisë së Kosovës mund të pritët me ditë dhe me javë por jo edhe me vite të tëra.

“Nuk nuk e kemi miratuar Kushtetutën e Kosovës që të bllokojnë të ardhmen e shtetit tonë, ne do të presim me ditë apo me javë por nuk do të presim edhe me vite”, ka thënë Thaçi.

Thaçi më tutje ka thënë se vërejtët e aleatëve të Kosovës për krijimin e ushtrisë nuk kanë të bëjnë me ushtrinë por me metodologjinë e krijimit të saj.

“Vërejtët nuk kanë të bëjnë me ushtrinë por vetëm me metodologjinë. Dhe krijimi i ushtrisë është i planifikuar që nga shpallja e pavarësisë. Kosova nuk është e siguritë deri sa të njihet nga të gjitha fqinjët e saj”.ka thënë Thaçi.

Thaçi, më tutje ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që serbet e Kosovë të jenë pjesë e këtij procesi./Insajderi.com