Thaçi para kancelarit Kurz: Kosova mbetet e përkushtuar për marrëveshje me Serbinë

Thaçi para kancelarit Kurz: Kosova mbetet e përkushtuar për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Në një konferencë për media Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e angazhuar që të arrijë një marrëveshje me shtetin serb.

“Austria është duke vazhduar udhëheqjen e BE-së, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka bërë përpjekje për ta promovuar perspektivën evropiane të BE-së. Duhet të punojmë me përkushtim që të punojmë reformat e brendshme. Po mundohemi të ndërtojmë raporte korrekte edhe me Serbinë, fatkeqësisht Serbia e Bosnja nuk e kanë njohur Kosovën. Përkundër këtij fakti Kosova mbetet e përkushtuar për dilaogun me shtetin serb, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Thaçi, shkruan Insajderi.

Presidenti i Kosovës tutje deklaroi se marrëveshja me Serbinë do të sillte stabilitet në Ballkan.

“Marrëveshja do të sjellë paqe, të mira për popujt tanëm, dhe stabilitet për tërë Ballkanin”, tha Thaçi.

Kancerlari austriak, Sebastian Kurz do të takohet sot edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. /Insajderi.com