Thaçi para nisjes në Samitin e Berlinit thotë se nuk do të ketë dialog me Serbinë

Thaçi para nisjes në Samitin e Berlinit thotë se nuk do të ketë dialog me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media para se të niset në Samitin e Berlinit i cili do të mbahet nesër.

Thaçi tha se në këtë samit nuk pret që në mes Kosovës dhe Serbisë të ketë një dialogë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk pres që aty të ndodh dialog në mes Kosovës dhe Serbisë apo negociata por në të njëjtën kohë unë ritheksojë që do të jetë në të mirë të marrim mbështetje për banorët e Preshevës që të na bashkohen”, ka thënë Thaçi.

Ndër tjera Thaçi është shprehur se pret nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel që të lobojnë për Kosovën dhe pret që të dy këta liderë të ndikojnë tek presidenti i Serbisë që ta njoh shtetin e Kosovës.

“Pres nga Makroni dhe Merkel të kontribuojnë që presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq që ta njohin shtetin e Kosovës po ashtu pres që ata të lobojnë që edhe nga vendet tjera që kanë një distancim nga Kosova ta njohin atë”, ka thënë Thaçi. /Insajderi.com