Hashim Thaçit po i mjaftojnë dy dekada në politikë. Presidenti e ka ndërmend ta lë këtë jetë. Ai tha se pas disa muajsh largohet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shumë shpejt do të largohet nga jeta politike.
Madje, është çështje muajsh.
“Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme”, tha Thaçi në Syri TV.
“Pas disa muajsh nuk do mendoj se do ri-kandidohem për president. Do kem një jetë tjetër”.
Presidenti, që ishte edhe kryeministër e ministër i jashtëm, pohoi se “është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike”./Insajderi.com