Thaçi pas takimit me Dakën: KQZ e gatshme nëse mbahen zgjedhjet

Thaçi pas takimit me Dakën: KQZ e gatshme nëse mbahen zgjedhjet

Presidenti Hashim Thaçi, në takimin e sotëm me kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën , ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme.

Thaçi ka deklaruar se do t’i shterojë të gjitha mundësitë kushtetuese në konsultim me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re,  funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.