Thaçi për heqja e kufijve: Mos u frikësoni nga Vuçiç, apo nga ndonjë injorant

Thaçi për heqja e kufijve: Mos u frikësoni nga Vuçiç, apo nga ndonjë injorant

Hashim Thaçi ka qenë i ashpër pas deklaratave të presidentit serb, në lidhje me takimin e tij me Edi Ramën ku theksoi se kishte biseduar për heqjen e tërësishme të kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në dalje të diskutimeve të samitit të Brdo-Brijunit që u zhvillua në Tiranë, presidenti kosovar tha se: “Është model evropian, euroatlantik, asnjë nuk i duhet të frikësohet integrimit kombëtar dhe një hapësire kudo që jetojnë shqiptaret pa kufi, në lëvizje të lirë, gjithmonë me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Asnjë nuk duhet t’i trembet këtij pozicioni, as nga reagimi i presidentit serb as ndonjë injoranti”.

Sipas Thaçit, në samit u diskutua edhe çështja e Kosovës, ku ai theksoi faktin që mos liberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe një ndëshkim për popullin kosovar”.

Presidenti kosovar ritheksoi edhe që aplikimi i taksës me Serbinë është legjitim dhe do “të mbetet në fuqi”, edhe pse dialogu mes palëve duhet të vazhdojë “i pakushtëzuar, me arritjen e një marrëveshje të pakushtëzuar dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, qe nuk krijon vija etnike, dhe që përfshin Medvegjën Preshevën dhe Bujanovcin në territorin e Kosovës”, tha Thaçi.