Thaçi për vendimin e GJND-së: Nuk kishte dyshime për të drejtën tonë historike

Presidenti i Kosovës, Hahim Thaçi, ka kujtuar vendimin e GJND-së të para 10 viteve.

Thaçi për vendimin e GJND-së: Nuk kishte dyshime për të drejtën tonë historike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në të cilin ishte vulosur fitorja e Kosovës kundër Serbisë.

GJND kishte argumentuar se pavarësia e Kosovës nuk ishte shpallur në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe si e tillë shteti i Kosovës është legal.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se nuk ka pasur dyshime për të drejtën tonë historike për ta pasur Kosova shtetin e pavarur dhe sovran.

“Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka shkruar Thaçi ndër tjerash në Facebook.

Vendimi i GJND-së kishte vulosur 17 shkurtin e vitit 2018 kur Kosova u shpallë shtet i pavarur dhe demokratik. /Insajderi.com/

Postimi i plotë