Thaçi përfundon intervistimin gjashtë orësh

Thaçi përfundon intervistimin gjashtë orësh

Ka përfunduar intervisitmi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para gjykatës Speciale.

Intervistimi i Thaçit ka zgjatur plotë gjashtë orës, njofton Insajderi.

Thaçi është pyetur nga gazetarët rreth deklarimeve që ka dhënë.

Ka qenë i shkurtër në përgjigjen e tij.

“I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Presidenti ka qenë shumë më i gjatë para se të hynte.

Ka dhënë një deklaratë në gjuhën angleze para mediave të shumta para selisë së Speciales.

“Ky është çmimi për lirinë”, ka deklaruar presidenti kosovar.

Fjalimi i Thaçit është mbajtur para dhjetëra qytetarëve që kishin dalur në përkrahje të tij dhe kundërshtim të Speciales.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, ka deklaruar Thaçi, transmeton Insajderi.

“Ky është çmimi për Pavarësinë. Besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është një histori suksesi dhe jam shumë krenar. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë”, ka deklaruar presidenti kosovar.

Thaçi është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, pas aktakuzës që u bë publike me 24 qershor, ku presidenti, bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, akuzohet për krime lufte./Insajderi.com