Thaçi përkujton Betejën e Rahovecit

Thaçi përkujton Betejën e Rahovecit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Betejën e Rahovecit, ku përveç dëshmorëve të rënë, atë ditë ishin vrarë dhe civilë të pafajshëm nga njësitet policore dhe ushtarake serbe, njofton Insajderi.

Në rrjetin e tij social, presidenti Thaçi ka përkujtuar në mënyrë të veçantë edhe rënien  heroike të komandantit, Agim Çela, dhe  heronjtë që ranë atë ditë në atë betejë, si Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

“Më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina”./Insajderi.com