Thaçi përkujton masakrën e Abrisë: Ende askush nuk është dënuar

Thaçi përkujton masakrën e Abrisë: Ende askush nuk është dënuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 23 anëtarët e rënë të familjes Deiu në masakrën e Arbërisë së Epërme që ka ndodhur para 22 vjetëve në po këtë ditë, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo masakër hyn në mesin e rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë që i bëri mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi tutje shprehet se themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve.

Postimi i plotë i tij:

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”. /Insajderi.com