Thaçi përshëndetë njoftimin e Grenell për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Ishte planifikuar të merrte pjesë edhe vetë, por thirrja nga Gjykata Speciale ia prishi planet. Më pas takimi në Uashington ishte anuluar. Tani ka një datë të re nga SHBA-të dhe Thaçi po ndjehet mirënjohës e falënderues ndaj amerikanëve.

Thaçi përshëndetë njoftimin e Grenell për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur njoftimin nga emisari special amerikan, Richard Grenell, se është caktuar takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai do të mbahet me dy shtator, njofton Insajderi.

Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është tejet falënderuese për angazhimin e pashoq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E mirëpresë njoftimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Jemi falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqe dhe stabilitet në rajon”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Twitter./Insajderi.com