Thaçi: Populli shqiptar i dha një mrekulli botës, Nënë Terezën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka ndjekë nga afër ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, ka thënë se populli shqiptar i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt.

Thaçi: Populli shqiptar i dha një mrekulli botës, Nënë Terezën

“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare”, ka shkruar më tej presidenti./Insajderi.com