Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e Mbretërisë së Holandës

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e Mbretërisë së Holandës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezzoo, njofton Insajderi.

Kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadores Lobbezzoo, derisa ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën në veçanti sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, ku vendi ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.

“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, përfundoi presidenti Thaçi. /Insajderi.com