Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, ia përmend heqjen e vizave

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, ia përmend heqjen e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri  Gjermanisë, Jorn Rohde.

Thaçi i ka uruar suksese ambasadorit gjerman duke shpresuar në bashkëpunim edhe më te madh ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjermania është adresë e rëndësishme politike e Kosovës në Evropë. Jemi mirënjohës për mbështetjen që populli gjerman ka dhënë në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim është diskutuar edhe rreth përballjes me Coronavirusin.

Presidenti i vendit ka shpresë që me Gjermaninë si udhëheqëse e Bashkimit Evropian do të liberalizohen vizat për kosovarët. /Insajderi.com/