Thaçi: Presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga votat e qytetarëve

Thaçi: Presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga votat e qytetarëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Presidenti i vendit do të duhej të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli.

Në kohën kur jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme Thaçi thotë se Presidenti do të duhej të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli në mënyrë që kjo të mos bëhej çështje kalkulimi në mes mesë të partive politike.

“Preferenca ime  është që në interes të vendit do të ishte që vetë qytetarët ta zgjedhin presidentin me votën e tyre”, tha Thaçi ka thënë ai në emisionin ‘Monitor’ në televizionin publik.

Thaçi pranoj se Presidenti i Kosovës, ka më shumë kompetenca në krahasim me presidentët e vendeve të rajonit të cilët zgjidhen drejtpërdrejt nga populli. Prandaj do të duhej që Kosova zgjidhte Presidentin me votë të drejtpërdrejt të popullit

Ish-Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës u zgjodh President pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Thaçi u zgjodh President vitin e kaluar me 71 vota në favor të tij që i siguroi në raundin e tretë.

Gjatë kohës sa po mbahej seanca ku Thaçi po zgjidhej president aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestonin jashtë ndërtesës së kuvendit./Insajderi.com