
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Zonja e Parë e vendit, Lumnije Thaçi janë fotografuar me çiftin Trump.
Presidenti Thaçi ka postuar një foto në rrjetin e tij social, Facebook, ku ka shkruar se “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti Thaçi po qëndron në Nju Jork në kuadër të punimeve për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Insajderi.com