Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke e përcjellë ndeshjen Kosovë-Bullgari në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Para pak minutash, Kosova e k" />

Thaçi reagon pas golit të Zenelit: Këta janë djemtë tanë…

Thaçi reagon pas golit të Zenelit: Këta janë djemtë tanë…

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke e përcjellë ndeshjen Kosovë-Bullgari në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para pak minutash, Kosova e ka barazuar rezultatin ndaj Bullgarisë.

Ishte pikërisht sulmuesi Arbër Zeneli ai i cili me një gol fantastik barazoi ndaj Bullgarisë, gol ky që e ndezi edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Pas këtij goli, presidenti Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, se ky gol i barazimit ishte fantastik dhe se sipas tij, djemtë e kombëtares së Kosovës nuk dorëzohen asnjëherë.

Kujtojmë se kjo është ndeshje për kualifikime në Euro 2020.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Fantastik, goli i barazimit i Arbër Zenelit.

Këta janë djemtë tanë: s’dorëzohen asnjëherë. I meritojnë zemrat tona!.