Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvëndëskryeministrit, Avdullah Hotit.
Thaçi përmes Facebook ka thënë se sulmi është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
“Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar ai./Insajderi.com/