
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-gjeneralit të Serbisë, Ratko Mlladiq.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Thaçi ka shkruar se dënimi i Mlladiqit është i rëndësishëm për sigurinë dhe drejtësinë e viktimave.
“Mendojmë sot për Srebrenicën. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë që autorët e veprave dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale do të vazhdojnë të paguajnë për të keqen që kanë bërë nga Beogradi”, ka shkruar Thaçi.
Gjykata e Hagës sot ka dënuar Ratko Mlladiqin me burg të përjetshëm për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 1990 – 1995. /Insajderi.com