Thaçi refuzon të marrë pjesë në Samitin e Ohrit – aty ku janë Rama dhe Vuçiqi

Thaçi refuzon të marrë pjesë në Samitin e Ohrit – aty ku janë Rama dhe Vuçiqi

Askush nga Kosova dhe Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, i cili mbahet në përpjekje për të krijuar minishengenin ballkanik.

Pas konfirmimit nga zyra e Presidentit – lajmin tash e ka konfirmuar edhe vet Hashim Thaçi.

“Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese”.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, ka shkrur Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave”.

“Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar”.

“Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”./Insajderi.com

Zaev, Rama dhe Vuçiq fillojnë takimin në Ohër

 

Shikoni edhe: