Thaçi: Sakrifica e Ismet Jasharit, dëshmi e vlerave kombëtare të luftës sonë

Thaçi: Sakrifica e Ismet Jasharit, dëshmi e vlerave kombëtare të luftës sonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e rënies, ka kujtuar Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën”, të cilin e ka quajtur si njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.