Një marrëveshje të fshehtë ka nënshkruar Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër" />

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria pritet ta dërgojë në Kushtetuese

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria pritet ta dërgojë në Kushtetuese

Një marrëveshje të fshehtë ka nënshkruar Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër i vendit në vitin 2013, që FSK të mos ketë qasje në veri të vendit, e që ka krijuar bazë ligjore që kryeministri Albin Kurti ta dërgoj Thaçin në Kushtetuese.

Zyra Ligjore e kryemistrit Albin Kurti, përmes interpretimit ligjor që i ka bërë marrëveshjes ka dal në përfundim se presidenti Thaçi, me këtë marrëveshje ka shkelur kushtetutën e vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Për këtë veprim të Hashim Thaçit, që sipas zyrës ligjore ligjore të kryeministrit ka bërë shkelje duke e mbajtur të fshehur, pasi nuk i ka njoftuar as deputetet të cilët cdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet në kuvend, do ta dërgojnë rastin në kushtetuese.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohë kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, shkruan në interpretimin ligjor të zyrës së kryeministrit.

Interpretimi i plotë ligjor i zyrës së kryeministrit Albin Kurti.

Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin