Thaçi shpreh ngushëllime familjes Bush

Thaçi shpreh ngushëllime familjes Bush

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Bush për vdekjen e ish-zonjës së Parë të Amerikës, Barbara Bush.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Thaçi ka shkruar se në emër të popullit të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bush.

“Me trishtim të madh e kam marrë lajmin për vdekjen e Zonjës së Parë, Znj. Barbara Bush. Ajo do të mbahet mend në Prishtinë për përkushtimin e saj ndaj shkaqeve fisnike. Në emër të popullit të #Kosovës, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bush, një nga emrat më të çmuar në historinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Barbara Bush ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare. /Insajderi.com