Thaçi shqetësohet për ushtarin e Kosovës pasi u lirua nga Serbia

Thaçi shqetësohet për ushtarin e Kosovës pasi u lirua nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për arrestimin e pjesëtarit serb të FSK-së në Serbi, Milosh Shoshiq.

E këtë reagim ai e bëri pas lirimit të pjesëtarit serb të FSK-së.

Ai thotë se, “autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës”.

Veprimet e tilla ai thotë se janë goditje e rëndë e përpjekjeve të Kosovës për fqinjësi të mirë.

“Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit. Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë. Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar ai.

Shoshiq ishte arrestuar dje në Konçul të Serbisë, ndërsa lirimin e tij e ka konfirmuar për Insjaderin ministri Berisha.

 

E konfirmon ministri Berisha: Ushtari i FSK-së është liruar nga Serbia