Thaçi: S’ka forcë që na detyron të flasim për ndarjen e Kosovës

Thaçi: S’ka forcë që na detyron të flasim për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke mbajtur edhe një konferencë për media lidhur me fazën filane të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku mes tjerash ka kritikuar debatin e Kuvendit të Kosovës për këtë temë.

Fillimisht ai ka falënderuar partitë politike dhe shoqërinë civile që janë pro fazës finale të dialogut pastaj ka theksuar e riktheksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Tha se një gjë e tillë as nuk do të diskutohet e lërë më që dikush të tentojë të realizojë këtë ndarje.

“Si president i vendit siguroj se nuk do të ketë  forcë që do të na detyrojë të diskutojmë për ndarjen e Kosovës”, tha Thaçi në konferencë.

Më tej ai tha se do të punojë që marrëveshja finale të jetë në përputhshmëri me të drejtat kushtetuese dhe ligjore. Ai tha se dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB, NATO dhe BE.

“Që të mbyllet me njohje reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat botërore”, tha ai.