Thaçi: Sonte arrij në Kosovë, për Hagën flas nesër

Thaçi: Sonte arrij në Kosovë, për Hagën flas nesër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ka mbërritur në aeroportin e Tiranës dhe menjëherë do të niset për në Kosovë, njofton Insajderi.

Thaçi po vjen pas katër ditësh të qëndrimit në Hagë, ku u morr në pyetje me orë të tëra çdo ditë sa qëndroi atje.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë”, ka shkruar presidenti, duke shtuar se “nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë”.

Presidenti ka ri-përsëritur frazën e shpeshtë këto kohët e fundit se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”.

Thaçi po merret në pyetje nga Gjykata Speciale, pasi u ngrit një aktakuzës për të nga kjo gjykatë nën dyshimet për krime lufte./Insajderi.com