fbpx

Thaçi sot diskuton për Komisionin e të Vërtetës dhe Pajtimit

Thaçi sot diskuton për Komisionin e të Vërtetës dhe Pajtimit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të mbajë sot në orën 10:00 takimin e radhës për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Është hera e tretë që Thaçi mbanë takime për këtë komision, gjatë dy takimeve të kaluara ai ka thënë se Komisioni do të jetë i pavarur dhe nuk do të ndikohet nga interesat politike, do të jetë i paanshëm dhe do të tregojë të vërtetën e gjitha viktimave nga të gjitha palët.