Thaçi sot para Speciales

Thaçi sot para Speciales

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dal para gjyqit të Dhomave të Specializuara.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00, njofton Insajderi.

Kjo është përballja e dytë e ish shefit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Gjykatën Speciale.

Ai ishte paraqitur ditë më parë para trupave gjykues dhe kishte mohuar të gjitha aktakuzat kundër tij.

Thaçit më 23 qershor i ishte publikuar propozim-aktakuza për “krime lufte”, për t’u konfirmuar muajin e kaluar. /Insajderi.com