Thaçi sot raporton për deportimin e 6 shtetasve turq

Thaçi sot raporton për deportimin e 6 shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është ftuar që të raportojë para Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e 6 shtetasve turq vitin e kaluar.

Kjo datë është caktuar për intervistimin e presidentit, pasi që ditë më parë, presidenca kishte bërë të ditur se Thaçi nuk mund të shkonte për atë ditë.

Zyra e presidencës kishte kërkuar që raportimi të shtyhet për sot.

Intervistimi do të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës nga ora 13:00.